BallinaLajmeLushtaku takohet me politikanin e njohur shqiptar (FOTO)

Lushtaku takohet me politikanin e njohur shqiptar (FOTO)

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Sipas deputetit Lushtaku, gjatë takimit me Gashin kanë biseduar për krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni.

Lexojeni të plotë postimin e Lushtakut në profiling e tij në Facebook:

Sot në Shkup takova kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
Në takimin vëllazëror shqiptar dhe konstruktiv, bashkë me kryetarin e BESA-s shprehem gatishmëri për krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni. 
Lëvizja BESA tashmë është forca e dytë politike e shqiptarëve në Maqedoni dhe është mirë që punojnë dhe mbështesin proceset reformuese të vendit të tyre. 
Kryetari Gashi dhe Lëvizja BESA janë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit. 
Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës përmes kryetarit Gashi i ftova të gjithë anëtarët e Lëvizjes BESA dhe përmes rrjetit social u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian.
Takime të këtilla si deputet i Kuvendit të Kosovës , do t’i realizoj edhe me kryetarët e partive tjera politike në Maqedoni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz