BallinaLajmeXhavit Jashari: Aktakuza e Prokurorisë Speciale është qesharake, këto janë lojëra politike

Xhavit Jashari: Aktakuza e Prokurorisë Speciale është qesharake, këto janë lojëra politike

Të ngjajshme

Shtesa e përvojës: Si u shkelën të drejtat e rreth 90 mijë punonjësve të sektorit publik

Mësimdhënësi i matematikës, Qamil Hajdini, me mbi tri dekada...

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin...

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor Mitiq në pozitën...

Tijana Veljkoviq merr detyrën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T 7, ka folur ekskluzivisht njëri prej 12 të akuzuarve nga Prokuroria Speciale për listën e fryrë të veteranëve të rrejshëm, Xhavit Jashari. Ai tha se për aktakuzën ndaj tij është informuar nga mediat dhe të njejtën e ka quajtur qesharake. Thotë se prokuroria ka fut emra në aktakuzë pa bazë dhe pa argumente. Ngritjen e aktakuzës Jashari e sheh si lojë politike për shkak të situatës së krijuar së fundmi në vendin tonë.

“Përmes mediave jam njoftuar që Prokuroria ka ngrit një aktakuzë, është aktakuzë qesharake nuk di me cka e fakton prokuroria këtë aktakuzë. Është përfshirë emri im kur dihet që unë nuk jam marrë me verifikimin e statusit të veteranëve.

Kjo aktakuzë është qesharake sepse përfshihet emri im, kur nuk kam bë verifikimin e veteranëve kam qenë anëtar i komisionit ku kam pa si duket cerifikata e dëshmorit, invalidëve dhe veteranit. Gjithçka që kam dhënë si kontribut qoftë pro ose kundër procesit asnjë pikë e asnjë presje nuk e hjeku dhe jam në gjendje të përgjigjem për këtë proces, inkurajoj drejtësinë t’i shkoj deri në fund”, tha Jashari në T7, transmeton Gazeta Express.

Më tej thotë se politika është përfshirë në lista dhe ngritjen e aktakuzës e sheh si lojë politike.

“Përshirje të politikës ka, ka pas marrëveshje politike, unë prap po them që nuk jam marrë me lista e me veteranë, jam përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Verifikimin e kan kry komandantët e zonave, kompanive dhe shtabeve lokale.

Ka lojëra politike për shkak të situatave që janë kriju”, tha Jashari./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz