Zekirija Ramadani është rikthyer me fitore në bankinën e Feronikelit, duke mundur Ferizajn në udhëtim.
Ish-trajneri kampion i Kosovës me Trepçën ’89 tha që kjo ndeshje ishte më e vështirë për të se ajo që e pret të shtunën ndaj Dritës, përcjellë Gazeta Olle.
“Patëm raste ideale të cilat nuk i konvertuam në gol, por për fat të mirë kundërshtari nuk na dënoi. Faleminderit lojtarëve që më mundësuan të kthehem në Kosovë me fitore në ndeshjen e parë”, deklaroi Ramadani.
“Jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë te Feronikeli”.
“Fituam me meritë, por në disa momente nuk luajtëm si duhet. Në ndeshjet tjera duhet të jemi më vigjilent”.
“Të shtunën luajmë ndaj Dritës, por në fakt kjo ndeshje ishte edhe më e vështirë për mua. Motivi do të jetë i lartë, por e rëndësishme është të rigjenerohemi ashtu siç duhet”, shtoi ai.