back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolitikani serb: Në Drenicë iu demaskua fytyra Vuçiqit – Fjalimi i tij,...

Politikani serb: Në Drenicë iu demaskua fytyra Vuçiqit – Fjalimi i tij, propagandë e cirk

Të ngjajshme

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të...

Masakra në Shkodër me 2 viktima, çfarë po heton policia

Policia e Shkodrës po vijon hetimet në lidhje me...

Për Borko Stefanoviqi kryetar i të majtës Serbe, fjalimi i Vuçiqit në Kosovë nuk ishte as historik e as vërtetë i duhur, por vetëm propagandë, cirkus i zbrazët.

“Fjalimi i Vuçiqit drejtuar banorëve përmes telefonit, tek të cilët nuk ka arritur të shkojë atje për vizitë për shkak të bllokadës së rrugës, ishte fotografia më e mirë e demarkimit, që nënkuptohej se ai mund të shkojë deri në Banjë, por jo më tej”, njoftojnë mediat serbe.

Stefanoviq  deklaroi  se do të ishte i shqetësuar po të ishte në vend të serbëve të Kosovës.

Ai e vlerësoi si shqetësuese pengesën që i bënë Vuçiqit veteranët e UÇK-së për ta vizituar Banjën.

Lideri i të Majtëve të Serbisë, Borko Stefanoviq, shtoi se rastet kur Vuçiq u drejtohet njerëzve përmes telefonit janë demaskim i fytyrës së tij.

Stefanoviq ka folur edhe për demarkimin.  ”Demarkim është zgjidhje e rrezikshme që sjellë zjarr, sepse nuk zgjidh problemin e të gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq ishte pjesë e delegacionit të negociatave teknike në mes Kosovës dhe Serbisë ne vitet 2010-2011.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz