BallinaLajmeHaradinaj: Ngritja e cilësisë në arsim e domosdoshme për të qenë konkurrent...

Haradinaj: Ngritja e cilësisë në arsim e domosdoshme për të qenë konkurrent në tregun global

Të ngjajshme

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune  Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe Kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Ramë Vataj, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi.

Kryeministri Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në arsim, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh zhvillimet e hovshme globale.

“Po punojmë me përkushtim si Qeveri e Kosovës që t’i ofrojmë mbështetjen e duhur institucioneve arsimore në Kosovë, në të njëjtën kohë i gëzohemi ngritjes së cilësisë dhe sukseseve të studentëve tanë të cilët janë konkurrent në tregun evropian dhe botëror”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, rektorët Dema dhe Vataj e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë në vend, duke vlerësuar angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz