BallinaLajmeIsh-ambasadori Hamiti: Udhëheqësit e Shtetit fyen popullin kur lejuan vizitën e Vucicit

Ish-ambasadori Hamiti: Udhëheqësit e Shtetit fyen popullin kur lejuan vizitën e Vucicit

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Ish-Ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka shkruar se askush deri më tash s’i ka bërë përcjellje një mysafiri i cili ka ardhur për të shpalosur pretendimet për ndarjen e Kosovës. Ka thënë se lejimi i vizitës së Vucicit në Kosovë duke pretenduar ndarjen është fyerje më e madhe që i është bërë popullit të Kosovës.

“Është ditur prej kohësh se Presidenti i Serbisë Vuçiq do të vinte për vizitë në Kosovë për të shpalosur, siç thoshte ai, planin e tij. Plani i tij është ndarja e Kosovës”, ka shkruar Hamiti, në një reagim në Fb.

Hamiti, i cili ka mbajtur pozitën e Këshilltarit të Presidentit Rugova, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Qeveris, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova është shtet mikpritës.

Hamiti ak thënë se s’mund të jetë një vend mikpritës për një person që vjen me qëllime për të marrë tokë të shtetit tënd.

“Ta lejosh Presidentin e Serbisë në vizitë dyditëshe në Kosovë për të shenjuar linjat e ndarjes së vendit tonë është fyerje që udhëheqësit e vendit i kanë bërë popullit të Kosovës. Nuk është mikpritje t’i lejosh mysafirit të paraqesë pretendime territoriale ndaj tokës sate në tokën tënde, me përcjellje të policisë së vendit tënd. Këtë s’e ka bërë kush deri sot”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz