BallinaLajmeVuçiqi flet për protestën në Drenicë, thotë se kanë gjuajtur me armë

Vuçiqi flet për protestën në Drenicë, thotë se kanë gjuajtur me armë

Të ngjajshme

Pop i zgjuar dhe i guximshëm

April Grey, artistja amerikane që krijon, shkruan dhe prodhon...

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në fjalimin e tij që po mban në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë ka kërkuar falje qytetarëve serbë siç ka thënë ai “Të Kosovës dhe Metohisë” që nuk kanë mundur të vijnë në këtë tubim.

Sipas tij tjerët i kanë bllokuar rrugët ndërsa premtoi se herën tjetër do të shkojë në Banjë të Skënderajt.

Vuçiq u ndalua të shkojë në Banjë pasi që banorët të zonës së Drenicës bllokuan të gjitha rrugët që të çojnë në këtë fshat.

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen që MPJ i kishte dhënë atij për të shkuar në Banjë.

“U kërkoj falje serbëve të Kosovës që nuk kanë mundur të vijnë në këtë tubim, sepse disa njerëz të gjitha rrugët i bllokuan, dogjën goma, dru, gjuajtën nga armët, sigurisht që ta frikësojnë dikë, ata  që jetojnë në atdheun e tyre dhe askujt s’i kanë marr asgjë”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz