back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeBanorët e Banjes në Skënderaj e dëgjojnë Vuçiçin me telefon, disa gra...

Banorët e Banjes në Skënderaj e dëgjojnë Vuçiçin me telefon, disa gra përloten

Të ngjajshme

Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia...

​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të...

Dalin pamjet, 76 vjeçari në Durrës tenton ta eliminoi bashkëshorten me shkop të drurit

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në...

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është...

Banorët e fshatit Banje të Skenderajt janë mbledhur në oborrin e një shkolle, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po iu drejtohet nëpërmjet telefonit.

Raportohet se Vuçiq është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc. Kjo për shkak të protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta.

Ai ka thënë se i vjen keq që nuk ka arritur t’i vizitojë, duke sqaruar se këtë nuk ia kanë lejuar autoritetet e Prishtinës.

“Nuk kam mundur të kaloj tutje dhe nuk dua që t’u rrezikoj juve dhe sigurinë tuaj, kështu që ju lus të gjithë juve serbëve të fshatit Banje që të mbaheni të fuqishëm. Shteti i juaj do të jetë më ju”, u ka thënë atyre Vuçiq, përmes telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

Policia e Kosovës i ndaloi rrugëtimin e mëtejshëm të Vuçiçit për në Skënderaj për shkak të protestave.

 “Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe Telegraf.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz