BallinaLajmeThaçi kundër bllokimit të rrugëve në Drenicë

Thaçi kundër bllokimit të rrugëve në Drenicë

Të ngjajshme

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se protestat dhe bllokimi i rrugëve kundër Vuçiqit, nuk ndihmon në raportet Kosovë-Serbi.

Presidenti i vendit tutje ka deklaruar se qytetarët duhet të përmbahen dhe të tregojnë kulturë minimale njerëzore.

“Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta. Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz