Lidhur me zhvillimet rreth ndalesës që presidenti serb të vizitojë rajonin e Drenicës, ka reaguar edhe KFOR-i. Përmes një komunikate, KFOR njofton se është duke punuar në koordinim me institucionet e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë komunikatë, KFOR’i ka shkruar se askush nuk është duke e kërcënuar Vuçiqin dhe se siguria e tij është në nivel.
“Askush nuk është duke e kërcënuar z. Vuçiq dhe siguria e tij është e garantuar”, .
Lidhur me bllokimin e rrugëve në rrugën për në Banjë, KFOR’i thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për të siguruar heqjen e bllokadave dhe lirinë e lëvizjes.
KFOR’i thekson se është pro zgjidhjes paqësore të kësaj çështjeje por paralajmëron se është i gatshëm të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet.