back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Rusisë kërkon kompromise jashtë Ballkanit, s’i intereson problemi Kosovë-Serbi

Hoxhaj: Rusisë kërkon kompromise jashtë Ballkanit, s’i intereson problemi Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Federata Ruse nuk është e interesuar që të arrihet kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë, por se interesi i saj është që t’i arrijë kompromiset e veta jashtë Ballkanit.

Në një intervistë për Der Standard, zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se Kosova e Serbia janë vetëm në fazën e parë të fazës finale të dialogut. Ai tha se Kosova është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje që i hap rrugë anëtarësimit të vendit në Kombet e Bashkuara.

“Kjo marrëveshje duhet nënshkruar në Bruksel, duhet të ratifikohet në dy parlamentet dhe të adaptohet në Këshillin e Sigurimit”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Hoxhaj ka insistuar se Kosova do të mbetet shtet multi-etnik dhe do të ekzistojë gjithmonë. Tha se marrëveshja me Serbinë i duhet Kosovës vetëm nëse ia siguron anëtarësimin në OKB.

“Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të kihet parasysh se në cfarë mase mund ta zbatojë një marrëveshje të tillë Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se pakoja e Ahtisaarit ka dështuar së zbatuari në dy nivele.

“Fillimisht, ka dështuar zhbërja e menjëhershme e strukturave paralele në veri të vendit; dhe së dyti Kosova nuk është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara. Dhe të je mi sinqertë, nuk kemi as shumë besim në Bashkimin Evropian duke qenë se ende nuk kanë arritur t’i bindin  pesë shtete të veta që ta njohin Kosovës, këtë dekadë që lamë pas. Pra, pse duhet t’i besojmë BE-së nëse mbajnë një pozicion të tillë ndaj nesh”, ka deklaruar Hoxhaj për Der Standard.

Sa i përket Rusisë, Hoxhaj tha se ky shtet nuk e ka interesin në kompromision mes Kosovës dhe Serbisë, por dëshiron ta përdorë të njëjtin për të arritur kompromiset e veta jashtë Ballkanit. Sidoqoftë, Hoxhaj tha se është herët të flitet për një përfundim të negociatave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz