Para pak ditësh, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte ironizuar me presidentin Thaçi duke thënë se tani ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vucic’it.
Kjo ka provokuar reagimin edhe të vetë presidentit serb, Aleksandar Vucic, transmeton gazetametro.net
Ai e ka quajtur Kurtin të paeduktatë dhe ka thënë se secili prind do t’ia jepte një shuplakë apo diçka tjetër.
Por, ai ka shtuar se s’mund ta bëjë këtë sepse është prind dhe president i Serbisë.
“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16 vjeçare Milicën” ka thënë Vucic.
“Por unë këtë s’mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s’më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai” ka thënë Vucic.