BallinaLajmeGjithçka që ndodhi në Bruksel nga dështimi i takimit Thaçi-Vuçiq

Gjithçka që ndodhi në Bruksel nga dështimi i takimit Thaçi-Vuçiq

Të ngjajshme

Gjoshi: Presidentja ta emëroj anëtarin e PDK-së në KQZ që sot

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje presidentes,...

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po...

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese,...

Korrespodenti i Grupit KOHA në Bruksel, Augustin Palokaj ka treguar se si shkoi dita e sotme në Bruksel, atje ku priti të ndodhte takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se pritjet ishin se në praninë e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini, Thaçi dhe Vuçiqi do të vendosnin mbi tavolinë hartat dhe do të nisnin vizatimin e kufijve që do të ishte zgjidhja përfundimtare e një konflikti mes dy vendeve, transmeton Koha.net.

Por, takimi Thaçi-Vuçiq nuk ndodhi. Së pari Mogherini takoi në mënyrë bilaterale presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë kohës kur vazhdonte takimi ndërmjet Mogherinit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para gazetarëve doli i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Vuçiqit, Marko Gjuriq, i cili njoftoi se Vuçiqi refuzon ta takojë Thaçin dhe se përgjegjësinë për këtë e kanë shqiptarët që gënjejnë dhe kërcënojnë e manipulojnë. Ai përdori edhe fjalor të ashpër e të paprecedent.

“Vuçiqi e luajti rolin e paqësorit”, tha Palokaj.

Thaçi u përpoq të arsyetoj këtë dështim të takimit, por tha se ka pasur takim në distancë dhe se do të ketë marrëveshje për normalizim mes vendeve.

“Mund të ketë takim pas 10 ditësh, por ende nuk dihet asgjë sigurt, do të reflektojë besoj zonja Mogherini”, tha Palokaj.

Ujmani, tha Palokaj, ishte njëra ndër pikat që nervozoi palën serbe.

Irritimi i palës serbe ka ndodhur për shkak të refuzimit të autoriteteve të Kosovës që të ndryshojnë itinerarin e vizitës së Vuçiqit në Kosovë dhe të përfshijnë një vizitë edhe në Liqenin e Ujmanit.

Palokaj tha se edhe pse ende ka hutime se çfarë po ndodh me dialogun Kosovë-Serbi, po vërehen qasjet diplomatike në Bruksel. “Është më i madh zëri i atyre që kundërshtojnë korrigjimin e kufijve”, tha ai, duke shtuar se Gjermania është shprehur e para kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

Ai tregoi se ka diplomatë me përvojë të madhe që po tërheqin vërejtjen të ndodh kjo ide që po flasin Thaçi e Vuçiqi, pasi një gjë e tillë, do të krijonte destabilizim në tërë rajonin.

Takimi i sotëm, tha Palokaj, më shumë ka krijuar paqartësi sesa qartësi.

Palokaj tha se BE-ja po përballet me problemet e veta të brendshme, e kjo po bën që ata të mos i japin shumë rëndësi dialogut Kosovë-Serbi.

Palokaj tha se Thaçi sot ka qenë i gatshëm të flas para gazetarëve, ndërsa ka pasur përgjigje shumë sipërfaqësore. “Ka dhënë disa arsye pse e bëjnë atë negociator të mirë, tha se pret të ketë bashkëpunim të gjerë në Kosovë, por ka paqartësi se në çfarë drejtimi do të shkojë kjo marrëveshje”, tha ai.

Në BE, ka thënë Palokaj, duan që të mos shfaqin zhgënjimin e tyre për dështimin e takimit të së premtes. Disa burime madje kanë përmendur “dinamikat e brendshme edhe në Serbi, edhe në Kosovë” si shkas i dështimit të takimit të së premtes në Bruksel.

Sa i përket vizitës së presidentit të Serbisë, Vuçiq, në dialog, ai ka përsëritur qëndrimin se institucionet e Kosovës e kanë aprovuar lejen për vizitën e Aleksandar Vuçiqit në veri të Kosovës, por se, sipas tij, nuk do të lejohet që të cenohet shtetësia e Kosovës gjatë kësaj vizite.

Megjithatë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nesër do ta vizitojë Kosovën e njëherësh vizitën e tij do ta nisë në Ujman. /koha.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz