BallinaLajmeStafi i zyrës së kryeministrit ndërpret grevën

Stafi i zyrës së kryeministrit ndërpret grevën

Të ngjajshme

Vaksina më e fortë kundër gripit mund të ulë rrezikun për Alzheimer

Një vaksinë me dozë më të lartë kundër gripit...

Sonte ekskluzivisht në “Pressing”, e ftuar ish-Presidentja Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka përmbyllur të shtunën një kapitull të...

Nafta në Belgjikë drejt çmimit rekord

Çmimet e naftës në Belgjikë pritet të arrijnë një...

Mbretëria e Bashkuar i ndalon hyrjen Kanye Westit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ndaluar Kanye...

Strehimorja për qentë endacak vetëm premtim

Komuna e Tetovës veç më ka marrëveshje me një...

Greva u ndërpre nga injorimit total nga ana e kabinetit të kryeministrit karshi kërkesave legjitime të nëpunësve civil të Zyrës së Kryeministrit Këshilli Grevist i stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit që kanë qenë në grevë, nga data 3 shtator deri sot njofton se e kanë ndërprerë grevën.

“Si pasojë e mungesës së vullnetit politik,  injorimit total nga ana e kabinetit të kryeministrit karshi kërkesave legjitime të nëpunësve civil të Zyrës së Kryeministrit, mos arritja e asnjë marrëveshje me përfaqësuesit përgjegjës në kuadër Zyrës së Kryeministrit dhe mos pranimi i asnjë përgjigje e reflektimi konkret nga ana e tyre, greva është ndërprerë”, bëhet e ditur në komunikatën për media të Këshillit Grevist.

Në këtë komunikatë njoftohet se të drejtën e tyre legjitime për trajtim të barabartë, të dinjitetshëm dhe mos diskriminues sipas rregullave dhe parimeve të garantuara me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil, do të vazhdojnë ta kërkojnë deri në realizimin e plotë të saj me anë të mjeteve ligjore që  garanton Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz