BallinaLajmeKjo është arsyeja pse Vuçiq nuk anuloi takimin me Thaçin

Kjo është arsyeja pse Vuçiq nuk anuloi takimin me Thaçin

Të ngjajshme

Kriza në familjen Beckham: Brooklyn refuzon pajtimin

David Beckham dhe Victoria Beckham po përpiqen të rikuperojnë...

Sfida mes shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Katër ndeshje të çerekfinaleve të Conference Leagues do të...

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha se vendimi i Presidentit Aleksandar Vuçiq që të marri pjesë sot në bisedime është bërë sepse Serbia nuk dëshiron të shpallet fajtore për dështimin e bisedimeve.

Siç thotë ai, presidenti Vuçiq pati një takim me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke përfshirë Kryeministren dhe Drejtorin e BIA-s, ku vendosën të shkonin në negociatat në Bruksel, transmeton lajmi.net

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, transmeton lajmi.net.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar i pari i shteti në llogarinë e tij në Facebook.

Mogherini do të takohet veçmas edhe me Vuçiqin, e me pas pritet të ndodhë takimi trepalësh. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz