BallinaLajmeKëto janë propozimet e Kadri Veselit në Kryesi (Dokument)

Këto janë propozimet e Kadri Veselit në Kryesi (Dokument)

Të ngjajshme

Me kërkesë të kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga ora 2:30 janë mbledhur të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare.

Ky takim erdhi pas që as pozita e as opozita nuk kanë arritur të kenë kuorum për seancat e jashtëzakonshme që kanë thirrur së fundmi shkruan GazetaBlic.

Takimi ishte i mbyllur për media, por që GazetaBlic, ka arritur të siguroj propozimet që Kadri Veseli i ka dhënë shefave të GP për ta tejkaluar këtë ngërç të krijuar që tre ditë.

Veseli ka propozuar që të merret vendim që të mos bllokohet puna e Kuvendit, dhe të gjithë të marrin pjesë aktive në punimet e seancave.

  1. Të vendosim që të dy çështjet e ngritura për diskutim të shqyrtohen e votohen nga deputetët veç e veç, dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët
  2. Të bashkëngjisim propozimet e të dyja palëve në një dokument të përbashkët që do të quhet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
    Rezoluta do të përmbajë propozimet e opozitës dhe propozimet e platformës së PDK lidhur me dialogun, platformë e cila kohë më parë iu është shpërndarë të gjitha palëve.

  3. Të propozojmë dy rezoluta njërën nga pozita e njërën nga opozita dhe ti votojmë veç e veç

Nëse arrijmë marrëveshje atëherë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare të ulen menjëherë bashkë më expertë të tyre dhe brenda dy orëve ta thërrasim seancën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz