BallinaLajmeMinistri i Punëve të Brendshme të Serbisë i dërgon fjalë Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë i dërgon fjalë Kadri Veselit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar sot fjalë Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se Beogradi i ka kuptuar si kërcënim mesazhet që Veseli i ka dërguar drejt presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Stefanoviq e ka paralajmëruar Veselin që të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër Vuçiqit, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarime të Stefanoviq kanë ardhur pas deklarimeve të Veselit që mund t’i ndalohet hyrja e Vuçiqit në Kosovë.

Por në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënë se i është aprovuar kërkesa e Vuçiqit për vizitë në Kosovë.

Vuçiq do të vijë në Kosovë me datën 8 shtator dhe do të qëndroj një ditë. Ai do të vizitojë enklavat serbe në veri, dhe pritet t’ua kumtojë dhe ndonjë marrëveshje të mundshme që do të arrihet me Kosovën me 7 shtator në takimin e radhës me Thaçin në Bruksel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz