Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kërkojnë dorëheqjen e Maxhunit
Shumë njerëz po shkojnë ta ngushllojnë familjen që la pas i ndjeri Isa Sejdiu.
Ish kuzhinieri i AKI-së u vra brenda objektit ku punonte nga i dyshuari, Valon Ibërdemaj.
Merzia ka kapluar këtë familjen pas vrasjes së Sejdiut, djalit të vetëm që kishin, raporton T7.
Por, Islamin dhe familjarët e tjerë i brengosë fakti se ai,u vra në institucionin më të lartë të sigurisë nga një armë pa leje e futur në mënyrë ilegale.
Ata janë të frustruar me papërgjegjësinë e AKI-së, të cilët ende nuk i kanë njoftuar arsyet dhe mënyra se si ka ndodhur vrasja.
E futja pa leje e armës në agjencinë e intelegjencës për anëtarin e Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Zafir Berishën, është tregues i politizimit të këtij institucioni.
Ai thotë se Shpend Maxhuni duhet të mbahet përgjegjës për dështimin e sigurisë në AKI dhe të ofrojë dorëheqjen.
Se Shpend Maxhuni duhet të japë dorëheqje e thotë edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, por ai nuk beson se Maxhuni do ta bëjë një gjë të tillë.
E drejtori Maxhuni, të cilit po i kërkohet dorëheqja, nuk ka qenë i qasshëm për t’u deklaruar.
Isa Sejdiu që la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijë është varrosur sot në vendlindjen e tij në Vushtri.