BallinaLajmeDëshmitari nga Podgorica bashkëpunon në rastin e vrasjes së Ivanoviqit?

Dëshmitari nga Podgorica bashkëpunon në rastin e vrasjes së Ivanoviqit?

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Mario Millosheviqit nga Podgorica i është ofruar statusi i dëshmitarit bashkëpunues në rastin e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq në Kosovë.

Kështu raporton gazeta Cdm. duke iu referuar shkrimit të gazetës Dan.

Raportohet se atij i janë ofruar rrethana lehtësuese nëse nënshkruan një deklaratë përmes së cilës akuzon një grup kriminal të përbërë nga anëtarë nga Serbia dhe Mali i Zi që thuhet se ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ivanoviqit.

Megjithëse autoritetet kosovare disa herë e morrën në pyetje Millosheviqin, ai mohoi përfshirjen në krim dhe refuzoi të dëshmojë , shkruan gazeta e Podgoricës.

Sipas Dan, oferta e njëjtë do t’i paraqitet edhe dy prej anëtarëve të arrestuar të grupit kriminal që autoritetet malazeze po i kërkojnë për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit, transmeton Klan Kosova.

Në artikull theksohet se mediat serbe menjëherë pas arrestimit të grupit kriminal raportuan se Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij i ishte ofruar një shumë parash për të pranuar që kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit dhe akuzuan Beogradin.

Përveç  parave, të dyshuarve iu është ofruar gjithashtu të ndryshojnë identitetin e tyre dhe të mbrohen kundër hakmarrjes së mundshme, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij artikulli, oferta ishte e lidhur me njoftimin e autoriteteve të Prishtinës se ata do të njoftojnë detajet e vrasjes së udhëheqësit të SDP-së.

“Gjatë arrestimit në Kosovë, Millosheviqi pretendoi se policia e kishte privuar gabimisht nga liria.Përkatësisht, ai ua paraqiti dokumentet inspektorëve në Kosovë në emër të Miroslav Kostiqit një qytetar i Kosovës. Në dokument thuhet se Kostiq, i i prezantuar si Millosheviq  ka lindur në Mitrovicën e Veriut dhe ka banuar përgjithmonë në Prishtinë”.

“Në Kosovë, policia gjithashtu arrestoi Gjorgje Paviçeviqin, i cili u largua nga spitali në Dobrotë më 3 korrik, ku u dërgua pas dënimit për rrëmbim.Pas Millosheviqit dhe shqyrtimit të lidhjeve të tij, inspektorët lokalë dolën në dëshmi duke treguar dyshimin e fortë se Ziba ndihmoi Millosheviqin të fshihej”, raportojnë mediat e Podgoricës.

Oliver Ivanoviq u vra në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz