BallinaLajmeHaradinaj: FSK është e gatshme për procesin e tranzicionit në ushtri

Haradinaj: FSK është e gatshme për procesin e tranzicionit në ushtri

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

“Është nder të ju kemi sot. Shërbimi juaj në Kosovë është investim afatgjatë. Është e rëndësishme që të jemi bashkë në të gjitha proceset për vendin dhe rajonin”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi Shefin e Shtabit, Salvatore Farina, për progresin që e ka bërë Kosova në proceset shtetndërtuese, për progresin në ekonomi dhe në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe me theks të veçantë, për gatishmërinë e FSK-së drejt tranzicionit të saj në ushtri, si një forcë profesionale, multietnike dhe sipas standardeve të NATO-s dhe një forcë që do të rreshtohet krah ushtrive të paqes, në ofrimin e paqes dhe sigurisë.

Kryeministri Haradinaj, e falënderoi gjeneralin Italian, për kontributin e tij dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, si komandant i  KFOR-it, duke i kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe të shtetit italian për procesin euroatlantik dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen dhe besimin që i keni dhuruar gjatë mandatit tuaj si udhëheqës i forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Italisë në të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, duke theksuar se Qeveria është duke u angazhuar që të fuqizojë partneritetin politik dhe ekonomik me Italinë, duke ofruar ambient të përshtatshëm për investimet direkte të huaja.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina, duke vlerësuar progresin dhe të arriturat e Kosovës në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera të rëndësishme, tha se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në të gjitha proceset.

Kryeministri Haradinaj e ka nderuar Gjeneralin Farina me medaljen e Skënderbeut, në nderim të kontributit të tij të dhënë, derisa ka pranuar nga Ushtria Italiane medaljen e nderit, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritashëm.

Pjesë e takimit ishin edhe Ambasadori Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz