BallinaLajmeA po frikësohet Thaçi? Presidenti ndryshon fjalët për takimin me Vuçiqin për...

A po frikësohet Thaçi? Presidenti ndryshon fjalët për takimin me Vuçiqin për korrigjim të kufijve

Të ngjajshme

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të paktën kështu ka thënë zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve”.

Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për modalitetet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Dje Thaçi ka thënë se në takimin e 7 shtatorit do ta prezantojë idenë e “korrigjimit të kufijve”, ndërsa Vuçiqi ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me propozim konkret për marrëveshjen me Kosovën./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz