Ishte ditë e seancave të jashtëzakonshme dhe “kacafytjeve” politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Por, në debatin e sotëm nuk është përfshirë kryetari i dikurshëm i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Orët e pasditës ish- kryeparlamentari ka shfaqur edhe një talent tjetër, si mjeshtër në thurjen e rapsodive.
Debati i sotëm politik nuk e ka shtyrë Jakup Krasniqin që të jap qëndrimin e tij të zakonshëm mbi zhvillimet në vend. Ai ka dhënë një tjetër pamje politikani. Kësaj radhe përmes një rapsodie të shkruar në rrejtin social Facebook, ka dhënë porosi se prej nga jemi më të rrezikuar.
Sipas Krasniqit, asgjë nuk është rreziku nga jashtë krahasuar me atë nga brenda.
Kjo është ajo që ka shkruar ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi:
SI RAPSODI
“Gjithnjë ke një rrezik t’zi
Kur e ke dreqin n’kojshi”!
Por …!
S’është asgjë dreqi n’kojshi
Sa është i zi kur t’ hynë n’shtëpi
T’bënë fërtele me çdo njeri
Kur je sy lesh e smirzi!
Kujtojmë se sot ka qenë ditë e seancave të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Dy të tilla u thirrën. Njëra nga opozita dhe tjera nga pozita. E para ishte thirrë të mbahej nga ora 10:00, kurse e dyta u kërkua të mbahej një orë para të parës, pra nga ora 9:00. Ajo e orës 10:00 u kërkua nga subjektet opozitare, kurse kjo e orës 9:00 nga partitë e koalicionit qeveritar. Ajo e opozitës nuk nisi fare, ndërkaq e koalicionit qeveritar pati vetëm hapje dhe nuk përfundoi.