Ish-drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës, Sami Zeka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ishre vetë Zeka ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi publik në rrjetin shoqëror “Facebook”.
“Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se do të përkushtohet për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, “e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!”. /Telegrafi/
