Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas pjesëmarrjes së Teuta Rugovës, deputetes së subjektit të tyre partiak në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
Hoti konsideron se pjesëmarrja e saj në seancën e sotme është në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e LDK-së, njofton Klan Kosova.
”Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës.
Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime”.