BallinaDrenica +Drenica SportEkskluzive: Ja fjalët e para të Zekirija Ramadanit pas rikthimit të madh...

Ekskluzive: Ja fjalët e para të Zekirija Ramadanit pas rikthimit të madh te Feronikeli

Të ngjajshme

“U kërkova që…” – Foda tregon pak nga biseda me lojtarët pas pjesës së parë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka folur pas fitores...

Kim Kardashian nxjerr në ankand rrobat, ja pse…

Kim Kardashian përdor ndjesinë e saj të modës për...

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Pas disa ditëve spekulime për trajnerin e Feronikelit në vazhdim të kampionatit kosovar, 24 orët e fundit ishin deçizive për ndryshimin e madh në krye të shtabit teknik të skuadrës nga Drenasi, shkruan “Sport-24h.net”.

I dëshiruar nga shumë tifoz të Feronikelit, Zekirija Ramadani sot gjatë ditës u zyrtarizua si trajner i ri (i vjetër) i skuadrës, duke pasuar Sulejman Starovën, më të cilin nuk ishin të kënaqur zyrtarët e klubit pas rezultateve të dobëta që nga koha e zyrtarizimit të tij si timonier në ekip.

Redaksia e “Sport-24h.net” vetëm pak çaste më herët kontaktoi trajnerin shkupjan Ramadani, i cili tha këto fjalë pas rikthimit të madh te Feronikeli.

“E njoh shumë mirë mjedisin te Feronikeli. Kam besim të madh tek futbollistët dhe me mbështetjen e kryesisë së klubit dhe tifozërisë mund të arrrijmë objektivin nëse të gjithë japim maksimumin”, tha fillimisht Ramadani.

Më pas “Zeka” foli edhe për skuadrat tjera, të cilat poashtu synojnë titullin e kampionit, por nuk deshi të përmendi emra.

“Respekt për të gjitha skuadra tjera në Superligë, por rival të Feronikelit për mua janë të gjitha skuadrat që synojnë titullin e kampionit”, tha Ramadani, ekskluzivisht për “Sport-24h.net”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz