BallinaLajmeRastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria

Rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria

Të ngjajshme

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, ka pranuar 12 (dymbëdhjetë) raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3  të KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast  pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu  ngritet aktakuza.

Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vemendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz