Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë dorëzuar përballë presionit të presidentit Hashim Thaçi, për t’iu bashkuar ekipit negociator në bisedimet me Serbinë në Bruksel, raporton Periskopi.
“Kjo është shfaqje e turpshme e një projekti që po ndodh dy muajt e fundit. Thaçi po kërkon ekip që të shkoj në bisedime me Serbinë e të flas për shkëmbim territoresh. Sot është dita e dorëzimit të Ramush Hatradinajt e Fatmir Limjat përballë Thaçit e PDK’së. Çka do që rekomandojnë Thaçi e Veseli, Haradinaj nuk ka qare pa ba. Është i nxitur nga lakmia për pushtet. Ai thotë që s’është për ndryshim e shkëmbim të territoreve, por sot e dëshmoi të kundërtën”, ka thënë Konjufca.
Tutje, ai tha se Haradinaj po bëhet bisht i Thaçit, andaj si opozitë refuzojnë që të bëhen pjesë e atyre bisedimeve.
“Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e atyre bisedimeve, ndonëse na kishin lënë nga një vend neve si opozitë. Vetëm është zgjeruar ekipi i bisedimeve. Me 7 shtator Thaçi me ekip do të shkojë për t’i hapur kufinjtë me Serbinë. Rezistenca e Haradinajt e Limajt përfundoi falë presionit të Thaçit në dy takime radhazi. Edhe Haradinaj edhe Limaj po i rrinë gatitun Thaçit”, tha Konjufca./Periskopi