BallinaLajmeProkuroria në Gjilan pranon rastin e veteranëve nga Specialja: “Po hetohen listat...

Prokuroria në Gjilan pranon rastin e veteranëve nga Specialja: “Po hetohen listat për këto Brigada”

Të ngjajshme

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar opinionin  se nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka pranuar rastin, në të cilin dyshohet se ka manipulime me listat e veteranëve të luftës, e që është në kompetencë të kësaj prokurorie.

Kryeprokurori i Themelores në Gjilan, Jetish Maloku, ka caktuar një prokuror, i cili ka filluar të merret vetëm me këtë rast, e cila ka të bëjë me çështjen e përfitimeve dhe abuzimit të listave me veteranët e UÇK-së, pasi që dyshohet se në ato lista ka persona që kanë marrë statusin e veteranit, edhe pse nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në luftë.

Vlen të theksohet, se çështja në fjalë ka të bëjë me Zonën Operative të Karadakut, e cila në përbërjen e saj ka pasur tri Brigada: ‘’Brigada 171’’, ‘’Brigada 172’’ dhe ‘’Brigada 173’’, shkruan Indeksonline.

Prokurori i çështjes është në identifikim e sipër të komandantëve të këtyre brigadave, si dhe përgjegjësit e Zonës Operative të Karadakut. Po ashtu, është në hetim e sipër edhe identifikimi i numrit të aplikantëve, të cilët e kanë fituar statusin e veteranit, e që dyshohet të jenë rreth 400 aplikacione të tilla.

Kryeprokurori Maloku, ka thënë se ky rast së shpejti do të përfundojë dhe të ndriçohet kjo çështje, që ka shqetësuar jo vetëm qytetarët e këtij regjioni, por tërë opinion publik.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo çështje, do të hetohet deri në ndriçimin e plotë, në mënyrë që të zbulohen të gjithë akterët të cilët dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga ky rast./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz