BallinaLajmeÇështja e bashkimit ka qenë synim i LB’së që nga viti 2008,...

Çështja e bashkimit ka qenë synim i LB’së që nga viti 2008, thotë Murati

Të ngjajshme

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë – në veçanti për krijimin e një ekipi shtetëror për dialog me serbët, dhe për një rezolutë të Kuvendit të Kosovës kundër nismës së presidentit Hashim Thaçi për rishikimin e kufijve me Serbinë.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se janë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas tij ajo që ka proklamuar presidenti Hashim Thaçi muajt e fundit i është ofruar idesë së LB’së.

“Thaçi ngapak iu ka afru konceptit tonë”, shpjegon ai.

Thotë se idenë e bashkimit kombëtarLB e ka nga viti 2008 dhe sipas tij një marrëveshje Kosovë-Serbi do të mundësonte arritjen e kësaj çështje me ndryshime kushtetuese.

“Një marrëveshje e re me Serbinë krijon rrethana për ta ndryshuar Kushtetutën. Për ne gjëja më e rëndësishme dhe që ka ndodh në këtë debatin e fundit është që është ngrit çështja e tre komunave shqiptare që kanë qenë të harruara”, tha Murati në Pressing në T7.

“Është meritë e këtij debati që çështja e Kosovës Lindore është shtruar si temë’, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz