back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaJetëFast food-et, “vrasës i heshtur” i shëndetit të konsumatorëve

Fast food-et, “vrasës i heshtur” i shëndetit të konsumatorëve

Të ngjajshme

KEK ndan nga 400 euro për të gjithë punëtorët

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)...

As presidenti i Barcelonës nuk e di se kur do të kthehen në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk dha një konfirmim...

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në...

Aeroportet e BE-së do të heqin limitin prej 100 ml lëngje në bagazhet e dorës

Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte të afta...

Përdorimi i ushqimeve të shpejta është pa dyshim në majat më të larta. Ushqimi i shpejtë pa dyshim që është dhe shumë i shijshëm, por jo me vlera të larta ushqyese.

Edhe pse konsumatorët janë të ndërgjegjshëm që ai është i dëmshëm për organizmin, përsëri duket se nuk i rezistojnë dot një sufllaqeje me salcë të kuqe dhe mustard.
Mjafton të kesh dëshirë për të konsumuar një sanduiç, sufllaqe apo picë dhe shërbimi taksi ta siguron atë kudo që të jesh, brenda pak minutave. Moshat e reja janë konsumatorët më të rregullt të kësaj menyje.

Qytetarët theksojnë se i dinë pasojat e përdorimit të këtij ushqimi, por shpesh detyrohen nga rrethanat, që të përfundojnë duke ngrënë në Fast Food-e.
“Ushqim i shpejtë, një vrasës i heshtur”, ky është mendimi i bluzave të bardha.

“Ka një ndikim shumë negativ në shëndetin e fëmijëve, të cilët nuk hanë mëngjes në shtëpi, por shkojnë dhe hanë në fast food-et pranë shkollave. Këto ushqime nuk kanë lëndët ushqyese të domosdoshme për trupin e fëmijës. Madje ato konsiderohen si vrasës të heshtur”, shprehet mjeku Ramazan Buçi.

Sipas mjekut, ushqim i shpejtë përkthehet në obezitet të shpejtë, çka do të thotë se konsumatori është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të rrezikshme. “Obeziteti favorizon aksidentet vaskulare të trurit dhe zemrës dhe njëkohësisht të veshkave”, tregon mjeku.

- Advertisement -

Të Fundit