back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHashim Thaçi: Kriminelet nuk do të kthehen në Kosovë

Hashim Thaçi: Kriminelet nuk do të kthehen në Kosovë

Të ngjajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi...

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka mbështetur protestën e një grupi qytetarësh në Gjakovë kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë në këtë qytet.

Thaçi ka thënë se e kupton dhimbjen e nënave kosovare për humbjen e me të dashurve të tyre, me gjithëse i ka ftuar në tolerancë dhe mirëkuptim duke i siguruar ato se vrasësit që kanë kryer krime në Kosovë nuk do të kthehen më.

“Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë çfarë kemi përjetuar. Me respektin më të madh ju thërras për tolerancë dhe mirëkuptim. Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe respektoj njësoj. Një nënë është nënë kudo në botë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Kjo protestë u thirr nga qytetarët e Gjakovës “për të kundërshtuar ardhjen e serbëve”.

Qytetarët po protestojnë me parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.

Edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në qytetin e Gjakovës, shoqatë e cila, përmes një letre të hapur dërguar presidentit Thaçi, kërkoi nga ky i fundit që të ndalojë këtë vizitë.

Një ditë më parë, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën.

“Me këtë rast ju lus që personalisht të angazhohen në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të mundë ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e veta dhe të mos i nënshtrohen poshtërimit sikur në vitin e shkuar”, ka thënë Kandiqi në letrën që u botua dje.

E presidenti i vendit tha se “sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz