back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Sokol Bylykbashi refuzon drekën Komunale

Drenas, Sokol Bylykbashi refuzon drekën Komunale

Të ngjajshme

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi, ka refuzuar drekën nga udhëheqja komunale e Komunës së Drenasit, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se komuna paret që paret që po i shfrytëzon për luks do të duhej t’i shpenzonte në angazhimin e televizionit lokal për përcjelljen e seancave mujore.

Lexojeni të plotë reagimin e Sokol Bylykbashit:

Zyra e Kuvendit Komunal të Drenasit, për ditën e nësërme ka thirrur përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve komunalë për drekë pune.

Si rëndom, unë nuk do jem pjesë e kësaj dreke, ngase në vazhdimësi kam kritikuar për shpenzimet e larta të zyrtarëve komunalë për dreka e darka.

Zyra e Kuvendit me mjetet financiare që mendon t’i shpenzojë për gjera luksi, do të duhej t’i shpenzonte në angazhimin e televizionit lokal për përcjelljen e seancave mujore.

Mungesa e mediave lokale në seancat e Kuvendit, i ka përjashtuar qytetarët nga informimi për punën e organit më të lartë vendimmarrës komunal.

Mungesa e transparencës për punën e Kuvendit Komunal, po bëhet problem madhor në Komunën tonë.

Sokol Bylykbashi
Këshilltar komunal i VV në KK të Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz