back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeHashim Thaçi lanë rrobat me para të shtetit

Hashim Thaçi lanë rrobat me para të shtetit

Të ngjajshme

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ishte kryeministër i kishte pastruar rrobat e tij duke e paguar këtë shërbim me para të buxhetit të shtetit.

Gjatë qëndrimit në Turqi ai i kishte pastruar rrobat e tij jo njëherë, por dy herë.

Në faturat e siguruara nga kallxo.com, shihet se Hashim Thaçi kishte pastruar dhe tharë rrobat e tij dy herë radhazi gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare te miku i tij, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi.

Në mars të vitit 2011, Thaçi po qëndronte së bashku me ekipin e tij për vizitë zyrtare në Turqi ku kishte vendosur që ti dërgonte rrobat e tij për t’u pastruar.

Ky vendim i Thaçit i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 76 euro.

Po ashtu ekziston edhe një faturë tjetër, e vetëm një ditë më vonë kur Thaçi kishte vendosur që të paguaj përsëri për larjen e rrobave. Pastrimi tjetër i kishte kushtuar Thaçit 64 euro, të cilat ishin paguar gjithashtu nga buxheti shtetit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz