BallinaLajmePacolli flet për faturat: Në hotele fjeta me paratë e mia

Pacolli flet për faturat: Në hotele fjeta me paratë e mia

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj lajmeve për shpenzimet e parave publike nga zyrtarët shtetëror. Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar duke thënë që gjatë mandatit të kaluar ai nuk i ka shpenzuar asnjë cent shtetit të Kosovës.

“Po lexoj prapë për disa “shpenzime” që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje e pranon që ka fjetur në hotole të shtrenjta mirëpo thotë se ato i ka paguar me paratë e veta.

“Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mia. Janë shumë qindra mijëra euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mia private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpënzimet e larta të mjetit tim të transportit”, ka vazhduar shkrimin e tij Pacolli.

Kryediplomati kosovar ka shtuar se me paratë e tij ai ka paguar edhe për delegacionin përcjellës dhe njerëzit që kanë lobuar për Kosovën.

“Madje, nga llogaritë e mia kam paguar edhe për delegacionin përcjellës dhe për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës. Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti marrë të dhënat e çdo pagese (nëse ka ndonjë) që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte. Edhe njëherë ju them se është turp çka jeni duke bërë më këtë qasje!!!”, ka përfunduar Pacolli. /ZËRI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz