Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.
Një makinë e tipit “Pezho” me targa KU 6343 AD ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjeret maqedonase, 34-vjeçarja me iniciale F.T. dhe 28-vjeçarja me iniciale M.K., të cilat janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit.
Fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale A.J., 35 vjeç, banues në Maqedoni, nuk ka pasur lëndime të rënda.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./newsbomb.al