Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkuar për ta ngushëlluar nga afër familjen Shala.
Veseli nëpërmjet llogarisë së tij Facebook, është shprehur mirënjohës ndaj veprës së doktorit, Mujë Shala.
“Sot, bashkë me Violetën, ishim pēr ngushëllime te familja Shala, e cila humbi kryefamiljarin e tyre, doktorin e njohur e humanistin Mujë Shala. Ai vendosi bazat e mjekësisë në Kosovë, si dhe shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Perjetë mirënjohës veprës së tij”, ka shkruar Veseli, transmeton Klan Kosova.
Mujë Shala ka vdekur më 13 gusht të këtij viti.
Shala gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte angazhuar në radhët e UÇK-së, në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Drenicës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.