BallinaLajmeNjë qytetar i komunitetit egjiptian në Pejë e kthen lojën e futbollit...

Një qytetar i komunitetit egjiptian në Pejë e kthen lojën e futbollit në gjak

Të ngjajshme

Në mesditën e mbrëmshme, pjesëtarët e komunitetit egjiptian u mblodhën në një fushë sportive për të luajtur futboll. Por, lojën e përfundoi Policia  Kosovës.

i ia kishte mbajtur mend një zënkë bashkëqytetarit të tij, andaj vendosi që atë ta përfundojë pas një loje të sportit. Ia dëmtoi rëndë hundën me gushtë teksa po luanin futboll. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.“Raportohet se derisa i dyshuari dhe viktima meshkuj K/egjiptian, po luanin në një fushë  futboll, kishin pasur  ne një mosmarrëveshje ku shkak ka qenë një zënke e hershme. I dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e grushtuar ne koke dhe fytyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal-Pejë, ku pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar se viktima ka frakturë ne hundë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e Prokurorit ,dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Rasti është duke u hetuar për “lëndim i rëndë trupor”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz