BallinaLajmeBritania e Madhe: Ideja për ndarje dhe këmbim territoresh mes Kosovës e...

Britania e Madhe: Ideja për ndarje dhe këmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, ka rrezik e çmim

Të ngjajshme

Lladrovci i mahnitur nga sllovakët: Secili që na takoi, na dha dorën, na uroi fitoren

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt jepet më 17 prill

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar seanca...

Britania e Madhe konsideron se debati për ndarjen e mundshme apo ndryshimin e kufijve të Kosovës, përkufizimin apo këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet e çmimin të cilin këto tema i hapin.

Këtë e ka thënë në një intervistë për REL (në gjuhën serbe) ambasadori britanik në Beograd Denis Keefe.

 

 

I pyetur se a duhet pritur që kryeministrja britanike Theresa May mund të bëjë diçka të ngjashme me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila pa hamendje është deklaruar kundër kufijve të rinj në Ballkan, Keefe thotë:

“Kancelarja flet në emër të Gjermanisë. Qëndrimi ynë është se, kur i shikojmë këto dite, sepse ne edhe më tutje nuk kemi një propozim apo plan, por vetëm ide, ne shohim çështjet, rrezikun e çmimin. Mendoj se kjo duhet të merret parasysh”.

Keefe precizon se cila ide e cila do të dilte nga bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës mund të jetë realiste dhe e arritshme.

“Duhet të pyeteni se si do të ndikojë ajo për përmirësimin e jetës së njerëzve në terren, si do t’i kontribuojë avancimit në regjion, si do të përshtatet me ngjarjet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori Keefe dhe ka shtuar se stabiliteti, siguria dhe prosperiteti është në interesin e secilit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz