back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaliti: Hartuesit e Ligjit për Veteranët, përgjegjësit kryesorë

Haliti: Hartuesit e Ligjit për Veteranët, përgjegjësit kryesorë

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë se për çështjen e numrit të madh të veteranëve të UÇK-së Prokuroria duhet të merret me të gjithë personat përgjegjës, duke përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe me të nëse është e nevojshme, shkruan Gazeta “Zëri”.

Për çështjen e numrit të madh të veteranëve të UÇK-së Prokuroria e Kosovës duhet të merret me të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës, duke përfshirë këtu presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zëri: Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur debate sa i përket listave të fryra të veteranëve të UÇK-së, madje ka dhënë dorëheqje edhe prokurori i cili merrej me këtë çështje, Elez Blakaj. Nëse vërtetohen pretendimet e ish-prokurorit Elez Blakaj se mbi 19 mijë persona janë veteranë të rrejshëm, si duhet vepruar?

Haliti: Nuk mund të them nëse ka ose jo falsifikime, sepse nuk kam argumente. Por nëse kjo është e vërtetë, ne duhet të bëjmë plane mbi bazën e mundësive tona dhe jo të vendosim në atë formë që ta dëmtojmë interesin e vendit dhe ta lëmë arkën e shtetit pa buxhet. Mendoj se është në rregull që njerëzit kanë pasur vullnet për të punuar dhe për të sakrifikuar për Kosovën, por duhet të kemi vullnet edhe më tutje që ta bëjmë shtetin e Kosovës dhe kjo bëhet me kontributin e të gjithëve, por edhe me ndihmë të Qeverisë. Kjo që po thoni ju, që ka thënë prokurori ose dikush tjetër, unë nuk mund ta verifikoj dhe nuk kam asnjë mundësi që ta pohoj ose ta mohoj atë që e ka thënë prokurori. Por, unë besoj se ai prokuror dhe të gjithë që e kanë parë veten nën presion të dikujt ka qenë mirë ta thonë publikisht, ashtu siç e ka thënë z. Blakaj, të cilin nuk e njoh personalisht. Mirëpo më ka bërë përshtypje që ai ka bërë një deklaratë larg nga Kosova, gjë që sipas meje ai ose është frikësuar shumë, ose e ka justifikim për vete. Por unë për këto dy çështje nuk mund të them se cila është e vërtet.
Zëri: Nëse ky numër i veteranëve të rrejshëm del të jetë i vërtetë, a duhet të japin përgjegjësi komandantët e zonave ose liderët politikë?

Haliti: Unë mendoj që së pari përgjegjësia është politike, përgjegjës janë iniciuesit dhe hartuesit e Ligjit për Veteranët. Po ashtu fajtorë janë edhe ata që e kanë miratuar ligjin e tillë, i cili nuk i ka të sanksionuara përgjegjësitë në rast se bëhen falsifikime të përmasave të tilla, gjë që është shqetësuese. Zgjidhja e këtij problemi duhet të bëhet në bazë të ligjeve të Kosovës. Mendoj se nuk i bën nder atij që deklaron për dikë se ka qenë pjesë e UÇK-së pa qenë fare, pasi kjo e fyen atë që ka qenë me të vërtetë pjesë e UÇK-së. Kjo më krijon një përshtypje që ndërgjegjja e njerëzve tanë karshi varfërisë që kemi në Kosovë është e tillë që njerëzit nuk zgjedhin mjete për të ardhur deri te një pagë ose letër, qoftë ajo edhe diplomë për të pasur privilegje për vete. Mendoj që edhe ata të cilët nuk kanë luftuar kanë kontributet e veta në një mënyrë ose tjetrën, por statusi u takon atyre që kanë luftuar dhe të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz