BallinaLajmeVdes tifozi serb ne Beograd, turqit e kallin stadiumin (VIDEO)

Vdes tifozi serb ne Beograd, turqit e kallin stadiumin (VIDEO)

Të ngjajshme

Duhet të ishte një festë futbolli, por është kthyer në tragjedi… Partizani dhe Beshiktashi u ndanë në “paqe” në stadiumin “Hum” (I famshëm për ngjarjet Serbi-Shqipëri në tetorin e vitit 2014), ku vendësit shënuan me Gomes por ishte Tolgai Asan që shënoi për turqit.

E megjithatë, në Serbi qajnë vdekjen e tifozit të Partizan Beogradit, të cilit i ka pushuar zemra. U desh ndërhyrja e ambulancës gjatë pjesës së parë, dhe ai u transportua me shpejtësi në spital, por pak më parë erdhi lajmi i hidhur që nuk ia doli.

Madje, gjatë momentit kur u ndje keq, mjekët u munduan që me defibrilatorë ta sillnin në jetë, por lufta ishte e kotë.

Ngjarja ndodhi pikërisht në sektorin ku edhe u hodhën shishe dhe sende, duke u sulmuar kuqezinjtë në sfidën e famshme Serbi-Shqipëri…

Sakaq, në stadium mungoi grupimi “Grobari”, që e ndoqi sfidën jashtë stadiumit në monitor, duke bërë tifo pranë stadiumit. Ata ishin skualifikuar në këtë përballje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz