back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVirusi i Nilit po afrohet, 11 viktima në Greqi

Virusi i Nilit po afrohet, 11 viktima në Greqi

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Bilanci i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi ka alarmuar autoritetet dhe organet e shëndetit. Numri i personave që kanë humbur jetën, ka shkuar në 11,6 prej të cilëve në javën e fundit.

Sipas Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë, që nga fillimi i vitit 2018 janë regjistruar 107 raste të infektimit dhe mosha mesatare e pacientëve varion nga 11-94 vjet.

Specialistët kanë paralajmëruar se do të ketë edhe raste të tjera dhe vlerësojnë se mund të ketë edhe shfaqje të shumë rasteve të infektimit në zona të tjera gjeografike, përtej 12 periferive tashmë të regjistruara, midis tyre thuajse gjithë zona e Atikes dhe Selaniku.

Ata theksojnë marrjen e masave urgjente që të mos shfaqet përsëri në vend virusi si në 2010-ën, kur shpërtheu në një formë epidemie që përfshiu më shumë se qindra persona dhe si rezultat humbën jetën 35 vetë ,kryesisht të moshës mbi 60 vjeç.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit, në një deklaratë të fundit të saj ka shprehur shqetësimin për numrin në rritje të rasteve të virusit të Nilit Perëndimor në vendet evropiane, i cili për vitin 2018 është më i larti i regjistruar në katër vitet e fundit.

Të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deri në mesin e muajit gusht tregonin se infeksionet e virusit të Nilit Perëndimor kanë arritur këtë vit në mbi 400 dhe të paktën 22 persona kanë humbur jetën.

Në vend të parë përsa u përket rasteve të infektimit, ndodhet Serbia, e ndjekur nga Italia dhe Greqia dhe më pas vijnë Hungaria e Rumania.

Të Fundit

Sport

ShowBiz