back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeLimaj: Dëshmorët e Brigadës “121 Kumanova” vunë trupat e tyre në mbrojtje...

Limaj: Dëshmorët e Brigadës “121 Kumanova” vunë trupat e tyre në mbrojtje të mbi 85 mijë qytetarëve

Të ngjajshme

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...
- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar nga deputetë e ministra dhe anëtarë të partisë të cilën ai e drejton ka bërë homazhe në Kleçkë në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”.

- Advertisement -

Limaj, i cili ishte komandant i kësaj zonë në luftën e fundit ka vlerësuar lart veprën e dëshmorëve të kësaj brigade.

“Në Kleçkë tanimë në paqe prehen djemtë më të mirë të këtij vendi të cilën janë kthyer në gur themel të shtetit të Kosovës. Djemtë që janë këtu e prehen në paqe, 20 vite me parë kanë vu trupat e tyre në mbrojtje të mbi 85 mijë qytetarë të cilët ishin strehuar në këtë zonë. Jemi këtu për të nderuar jetën dhe veprën e tyre”, ka thënë ndër të tjera Limaj në shtunën në Kleçkë.

Më tutje, ai ka thënë se Lirinë e Kosovës nuk e ka falur askush, por ajo është paguar shtrenjte me gjak dhe mund të dëshmoreve të këtij brezi dhe të brezave të mëhershëm”, ka shtuar Limaj.

I pyetur për kontributin e Ismet Jasharit- Kumanovës, Limaj ka thënë se ai është hero i kombit kontributi i të cilit njihet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Përveç, Limajt homazhe në nderim të dëshmorëve të kësaj brigade kanë bërë edhe drejtues tjerë të institucioneve dhe qytetarë të shumtë.
Ndërsa, sonte nga ora 20:00 mbahet manifestimi qendror “Të gjitha rrugët cojnë në Kleckë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz