BallinaSportMustafi: Është koha që Leno të startojë

Mustafi: Është koha që Leno të startojë

Të ngjajshme

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Pas kritikave të ndryshme për fillimin e sezonit për Petr Cech, mbrojtësi shqiptar beson që ish portieri i Leverkusen i ka të gjitha për të pasur sukses në Arsenal

Bernd Leno i ka të gjitha atributet të shkëlqej nën urdhrat e Unai Emery në Arsenal, sipas shokut të klubit dhe Kombëtares, Shkodran Mustafi.

Gjermani Leno ju bashkua Arsenalit ga Bayern Leverkusen për 19 milionë finte në qershor, por ende nuk është zgjedhja e parë pasi që dy ndeshjet e para të Premier Ligës ka luajtur portieri veteran.

Pas dy humbjeve, një startim për Lenon do të ishte i natyrshëm, sidomos nëse vlerësimi i Mustafit është i saktë.

“E njoh Bernd shumë mirë sepse ne kemi luajtur bashkë që kur ishim 15 vjeçar për kombëtaren gjermane, kështu që e njoh atë për kohë të gjatë”, tha mbrojtësi, i cili, sikurse bashkëvendësi i tij nuk kishin pasur vend në skuadrën e Gjermanisë për Botëror.

“Ai është një portier brilant. Ai ka gjithçka që e ka një portier modern: këmbë të forta, duar të forta dhe ka personalitet në fushë”.

Leno është njëri nga pesë ardhjet e reja në Emirates Stadium e që fillojnë fillimin e një kohe pas Arsene Wenger.

Rregullat e vjetra janë larguar nga Emery, me Aaron Ramsey që nuk startoi në humbjen kundër Chelsea dhe me yllin Mesut Ozil që u zëvendësua gjatë pjesës së dytë.

“Gara është ajo që të dërgon në një nivel tjetër, sepse nëse ju nuk keni garë dhe e di që do të startosh çdo javë, atëherë kjo ua largon kualitetin”, ka shtuar Mustafi, me Arsenalin që pritet të luaj bukur këtë vikend pasi që ende nuk kanë fituar asnjë ndeshje.

“Kur e dini që dikush është duke qëndruar në maje të gishtave për ta zënë vendin tuaj dhe po punon më mirë, atëherë edhe ju ndryshoni”. /GazetaExpress/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz