BallinaLajmePërfundon protesta ku u kërkua dorëheqja e Lumezit dhe Haradinajt, paralajmërohen të...

Përfundon protesta ku u kërkua dorëheqja e Lumezit dhe Haradinajt, paralajmërohen të tjera

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Në Prishtinë ka përfunduar e qetë protesta e shoqërisë civile me moton “Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, përmes të cilës po kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Organizatorët e protestës kanë mbyllur protestën ku kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në shkarkimin e Lumezit, raporton lajmi.net.

Protestuesit gjithashtu kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinajt.

Marshi i protestuesve filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” kanë vazhduar të objekti i prokurorisë dhe në fund te ndërtesa e Qeverisë.

Kujtojmë, protesta është organizuar pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili ka treguar se ai ishte kërcënuar për shkak se kishte hetuar rastin e fryrjes së listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Kujtojmë, se protesta e shoqërisë civile pason akuzat e tashmë një ish-prokorori Elez Blakaj për politizim të prokurorisë kosovare. Prokurori i dorëhequr i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në punën e tij dhe përpjekje për frikësim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz