Po vazhdon të mbahet protesta para ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit, raporton “Zëri.info”.
Shoqëria civile po kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksamder Lumezit. Ndërkaq, policia e Kosovës, ka rrethuar objektin e këtij institucioni.
“Nuk ka shtet pa gjyqësor të pavarur”, “A vodhën pula, 1 milion refugjatë?”, janë vetëm disa parullat me të cilat protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Lumezit.
Protesta po mbahet pak ditë pasi prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, akuzoi Kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të UÇK-së. /Zëri
