BallinaLajmeMot befasues, rënie drastike e temperaturave

Mot befasues, rënie drastike e temperaturave

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Siç parashikojnë meteorologët, deri në fundjavë do mbajë  mot i nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme më ftohtë, transmeton Gazetametro.net.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C.

Era do të fryejë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.

Parashikim i detajuar i motit nga nesër deri më 26 gusht.

23.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
24.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
25.08-26.08 – Në fundjavë mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielen mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.08 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave./Gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz