BallinaTeknologjiFacebook e Twitter mbyllin llogari të lidhura me fushata të Rusisë dhe...

Facebook e Twitter mbyllin llogari të lidhura me fushata të Rusisë dhe Iranit

Të ngjajshme

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter kanë njoftuar për pezullimin apo mbylljen e llogarive që kanë qenë të lidhura me Iranin apo Rusinë për shkak të qasjes se tyre “manipuluese”.

Më shumë se 650 llogari dhe grupe në Facebook është thënë të jenë identifikuar si “mashtruese”, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark Zuckerberg.

Twitter në anën tjetër ka thënë se ka pezulluar 284 llogari që duket se kanë qenë të lidhura me Iranin.

Këto njoftime vijnë vetëm një ditë pasi kompania, Microsoft ka thënë se ka penguar disa sulme kibernetike ruse kundër grupeve konsevatore amerikane.

Të martën Facebook ka thënë se ka zbuluar disa llogari, të cilat kanë publikuar material të pavërtetë, të lidhur me fushatat nga Irani dhe Rusia.

“Ne kemi ndalur këtë lloj të sjelljes, sepse ne dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje t’iu besojnë lidhjeve që krijojnë”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Pavarësisht se hetimi ende është duke vazhduar, kompania ka shtuar se fushata ka shënjestruar njerëz me interesa të ndryshme në Lindje të Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /rel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz