BallinaSportHarroni Icardi, Kane dhe Neymar. Objektivi i ri i Perez kushton 120...

Harroni Icardi, Kane dhe Neymar. Objektivi i ri i Perez kushton 120 mln euro

Të ngjajshme

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Fitorja e lehtë kundër Getafe nuk ka mjaftuar për të qetësuar situatën te Real Madrid. Lamtumira e Cristiano Ronaldo, dyshimet për drejtimin e ri teknik të Julen Lopetegui dhe fundosja në Superkupën e Europës ndaj Atletico Madrid kanë shqetësuar aq shumë tifozët e Real sa kjo u pa edhe në ndeshjen e parë të kampionatit ku u shitën vetëm 48.400 bileta, si nuk ndodhte që nga viti 2009.

Në këto kushte, Real duhet të bëj korrigjime dhe “AS” shkruan se presidenti Perez po mendon për të marrë ndonjë përforcim, pasi merkato në Spanjë mbyllet më 31 gusht dhe kërkesat e Lopetegui për të marrë një qendërsulmues tjetër, si alternativë e Benzema, mund të plotësohen.

“Merengues” do të nisin sulmin për të marrë Rodrigo, talenti brazilian i natyralizuar spanjoll, i cili e ka klauzolën për prishjen e kontratës me Valencia, 120 milionë euro.

Koha dhe shuma nuk janë në favor të “merengues”, ndërsa dëshira e futbollistit “po”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz