BallinaLajmeQeveria mblidhet nesër, pritet të ndahen 1.5 milionë euro për Suharekën

Qeveria mblidhet nesër, pritet të ndahen 1.5 milionë euro për Suharekën

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Suharekë janë të mëdha. Ndonëse ende zyrtarisht nuk është konstatuar dëmi, ai llogaritet të jetë miliona euro, transmeton Indeksonline.

Të prekur nga vërshimet janë ekonomitë familjare, infrastruktura lokale dhe biznese të shumta.

Nesër kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të takohet me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës së bisneseve të Suharekës, Shaqir Palushi ku do të bisedojnë se si të dalin përballë këtij problemi.

Në një njoftim të OEK-ut thuhet se qëllimi i vizitës është solidarizimi dhe përkrahja në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga vërshimet e fundit.

Dje Suharekën e vizitoi edhe kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar.

Sipas tij, do të ndiqen procedurat për sanimin e dëmeve dhe se Qeveria në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet nesër (e mërkure) do të ndajë shumën për sanimin e dëmeve.

Shuma e cila pritet të ndahet nesër nga Qeveria do të jetë rreth 1.5 milionë euro./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz