Festa e Kurban Bajramit boshatisi këtë të martë plazhin e Durrësit!
Një vëzhgim me kameran e Ora News në plazhin më të madh të vendit tregoi se veç temperaturave të larta, asgjë tjetër nuk tregon se jemi ende në pikun e sezonit turistik!
Shezlongët përgjatë të gjithë vijës bregdetare ishin thuajse bosh!
Kosovarët, pushues besnikë buzë adriatikut, por të njohur edhe për lidhjet e forta me besimin, nuk kishin ardhur për shkak të festës, ndërsa ata që rezervimi i pushimeve i zuri në Durrës, thanë se kishin dalë për pak orë, pasi nuk mund ta humbin drekën tradicionale të Kurban Bajramit
Por kjo panorame pritet të jetë krejtësisht tjetër në ditët në vijim!
Agjensitë e transportit me Kosovën thonë se prej të mërkurës, një numër të lartë pushuesish pritet ti drejtohejt bregdetit shqiptar për pushime pasi sezoni ende nuk ka përfunduar dhe kushtet atmosferike ende i favorizojnë ata që kërkojnë qetësinë buzë detit.